Një 61-vjeçar që dyshohet se ka ofenduar në një metro në Londër ish-Sekretarin e Shëndetësisë, Matt Hancock është arrestuar sot.

Ofendimet ndaj ish-Sekretarit të Shëndetësisë ndodhën dje në mëngjes në stacionin e metrosë Westminster, afër ndërtesave të Parlamentit në Londër të Britanisë.

Pamjet e incidentit tregojnë se Hancock është përndjekur nga një burrë i moshës së thyer, i cili e quante vazhdimisht ‘vrasës’. Po ashtu, dëgjohet ti ketë thënë ‘mashtrues’ lidhur me pandeminë e Covid-19, ku Hancock ka qenë pjesë e ministrisë së shëndetësisë.

Një video 10 minutëshe, e filmuar nga i dyshuari, u shpërnda në rrjetet sociale si pasojë e incidentit

Në video dëgjohet në anëtar i stafit të stacionit të metrosë duke thënë “Të lutem mos e bëj këtë.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa Hancock, tha: Unë nuk mendoj se ky agresion është i përshtatshëm.

Autoritetet britanike kanë deklaruar se: Ne morëm një raport të një burri që ishte sulmuar dhe ngacmuar në stacionin e metrosë Westminster në orën 8:47 të mëngjesit të djeshëm (24 janar). Një 61-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për sulm të përbashkët dhe shkelje të rendit publik dhe mbetet në paraburgim. Hetimet për ngjarjen janë në vazhdim.

Një zëdhënës i Hancock tha se deputeti kishte qenë subjekt i një “takimi shumë agresiv dhe të pakëndshëm”. Ku shtoi: Matt dëshiron të falënderojë policinë dhe stafin e metrosë.

44-vjeçari ishte një anëtar i kabinetit, kur nisi pandemia dhe ishte një figurë kryesore në kufizimet e bllokimit dhe përhapjen e vaksinave që pasuan.

Ai dha dorëheqjen pas publikimit të disa pamjeve që tregonin Hancock dhe një këshilltare të putheshin në zyrën e tij, në kundërshtim me udhëzimet e tij për distancimin shoqëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: