PSG-Juve është ndezur që në momentin kur u hodh shorti, kjo për një arsye të qartë, përballë janë dy ekipe që në krye kanë dy presidentë që prej kohësh janë përfshirë në një luftë verbale, publike, politike ndërmjet tyre. Al-Khelaifi dhe Andrea Agnelli janë pozicionuar në dy kahet e kundërta të idesë për krijimin e Superligës Evropiane.

Nga njëra anë Agnelli e cilëson Al-Khelaifin si “spiun” të Ceferein ndërsa nga ana tjetër Al-Khelaifi e cilëson Agnellin si “vrasës” i Champions League me projektin e tij. Marrëdhënia mes dy presidentëve ka qenë shumë e tensionuar periudhën e fundit, për këtë arsye kjo është një ndeshje që duhet menaxhuar me kujdes:

“Kur filluan zërat në lidhje me Superligën, Naser, ashtu si Ceferin, kanë telefonuar në më shumë se një herë Agnellin, por ky i fundit kishte fikur telefonin, rrëfen një burim shumë pranë palëve të përditshmes L’Equipe. Al-Khelaifi zbuloi më pas se Agnelli e kishte “tradhtuar”, një “tradhti” që nuk ia fali kurrë. Gjithnjë sipas L’Equipe, Agnelli u përpoq të vendonte kontrate me Al-Khelaifin, por ky i fundit nuk iu përgjigj asnjë herë, mbase e bëjnë këtë të martë përpara ndeshjes PSG-Juventus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb