Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në “Facebook” një prej videove të përgjimeve të botuara nga gazeta gjermane “Bild”, ku pretendohet se Astrit Avdylaj cakton deputetët.

Berisha thotë se përgjimet tregojnë edhe njëherë narko-shtetin e ngritur nga Edi Rama.

“PERGJIMI I PARE!

Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij.

Ajo publikon per here te pare pergjimet te cilat faktojne se bosi i mafies dhe vrasesi Astrit Avdyli cakton deputetet dhe fitoren e tyre”, shkruan Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb