TIRANE- Pas arrestimit të policisë së Tiranës ditën e djeshme të 24-vjecarit Mikel Shallari nga Kuçova, por me banim në ‘Qytetin Studenti’, nga një vëzhgim i profilit të tij në rrjetet sociale vërehet se i dyshuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku më 7 prill 2017 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në kryeqytet bën jetë mjaft aktive.

Ai shfaqet në fotot e publikuara me armë si dhe shuma të mëdha parash. Madje në një status të publikuar në vitin 2015, Mikel Shallari shkruan se kush e ka njohur nuk do e harrojë kurrë.

“Kush më ka njohur, nuk do të më harrojë kurrë.. Kush më ka harruar, në të vërtetë nuk më ka njohur kurrë..”- ka shkruar ai.
Screenshot006
Ndërkohë më herët edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Cako gjatë një konference për mediat konfirmoi se ekzekutori i vrasjes së Artan Cukut është Mikel Shallari dhe për këtë ka prova të konsiderueshme,

“Në vlerësim të informacioneve, formave e metodave të policisë dhe ato shkencore dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar, më datë 10 qershor 2017, u bë e mundur ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më 8/04/2017, ku u vra më armë zjarri Artan Cuku, ish-oficer policie. Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në “Qytetin Studenti”. Vazhdon puna intensive nën drejtimin e prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. Roli i Mikel Shallarit në këtë ngjarje është si ekzekutor”-tha kreu i Policisë së Shtetit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb