SHBA

Ish- polici Derek Chauvin i cili mori ‘famë’ prej vrasjes së afroamerikanit George Floyd në SHBA tashmë akuzohet përveç krimit të rëndë edhe për evazion fiskal.

Ai bashkë me gruan e tij akuzohen nga drejtësia se nuk ka shlyer detyrimet prej 38 mijë eurosh ndaj shtetit të Minesotas pasi i është fshehur taksimit nga punë të tjera përveç policit.

Për më tepër ai dhe gruaja nuk kanë deklaruar për harkun kohor 2014- 2019 pasurinë 464 mijë dollarë. Chauvin mësohet se punonte dhe si ‘security’ apo roje nëpër restorante gjatë fundjavave.

Ai do të mbahet mend për gjurin që vendosi mbi kokën e George Floyd gjë që i shkaktoi asfiksi atij dhe që shkaktoi më pas një reagim të ashpër nga komunitet afroamerikan në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb