ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për ndryshimin e akuzave ndaj Shkëlzen Hasanpapës, i akuzuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj dy anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan, konkretisht Florenc Çapja dhe Bledar Muça, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.

20-vjeçari qëlloi me breshëri automatiku mbi makinën me të cilën ata udhëtonin, ndërsa nga plumbat mbeti i plagosur miku i Florenc Çapjas, Bledar Muça.

Sipas Gjykatës, Shkëlzen Hasanpapa do të përballet me akuzat për ‘vrasje’, ndërsa më herët 21-vjeçari ishte akuzuar për ‘plagosje’, ‘kanosje’ dhe për ‘armëmbajtje pa leje’.

Kujtojmë se Kryeprokurori i ri i Elbasanit i hoqi dosjen prokurores së mëparshme dhe dosja kaloi në duart e 2 prokurorëve të tjerë të Elbasanit të cilët ndryshuan qëndrim gjatë seancës paraprake.

Hasanpapaj u prangos dhe u estradua në Shqiperi në shkurt të vitit 2017 nga policia holandeze pasi u pikas atje pa dokumenta dhe rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb