Policia katalonase ka arrestuar një shtetas të Kosovës, 44-vjeçar, i kërkuar nga Interpoli për një vrasje në Prishtinë dhe plagosjen e së paku 6 personave.

Autoritetet në Prishtinë po e kërkonin që nga viti 2005 dhe operacioni erdhi si pjesë e përpjekjeve për të shpërndarë një bandë nga ish-Jugosllavia, njofton Koha.

Kosovari kishte plane për të tjera vrasje në një seri hakmarrjesh për një bandë rivale.

Ai do të mbahet në burgun e kryeqytetit katalunas, derisa të negociohet ekstradimi i tij i mundshëm në Kosovë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: