Oleksandr Zinchenko, futbolli i Man.City, i lindur në Radomyshl, një qytet afro 60 milje larg Kievit, nuk rresht çdo ditë duke folur për luftën që ka shpërthyer në vendin e tij, nuk rresht se bëri publike fakte nga krimet që Rusia po bën në Ukrainë:

“I urrej çdo ditë e më shumë njerëzit që kanë pushtuar vendin tim. Nuk rresht se foluri për këtë, pasi e gjithë bota duhet të njoh të vërtetën, kush hesht mbështet luftën. Prej dy muajsh, që kur ka shpërthyer lufta, nuk shkëputem asnjë minutë nga telefoni. Më kanë thënë se trupat ruse janë përpjekur të kalojnë Radomyshl, janë futur në pyll duke kërkuar civilë që qëndrojnë në makina, për ti vrarë dhe për ti marrë çfarë kanë me vete.

Crop 17770089
Crop 17770089

Shoh që pas 7 javësh njerëzit kanë filluar të përshtaten me këtë realitet, kjo është e pafalshme pasi aty vdesin njerëz çdo ditë. Është e domosdoshme që të flasim çdo ditë për atë që po ndodh në Ukrainë”, u shpreh ndër të tjera Zinchenko në një intervistë për Guardian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb