Është arrestuar i dyshuari i dytë si autor i vrasjes dhe më pas copëtimit të trupit të studentit 22-vjeçar shqiptar, Xhuliano Brahimllari. Ai është Denis N., i cili kishte udhëtuar për në Maqedoni dhe fshihej atje menjëherë pas ngjarjes.

Denis N., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas arrestimit të Vincent DB, dhe të dy akuzohen se më 7 qershor, kanë masakruar 22-­vjeçarin Xhuliano Brahimllari, me origjinë nga Fieri dhe banues prej vitesh në Bruksel dhe më pas i kanë copëtuar trupin. Por në raportijmet e mediave të huaja, nuk specifikohet etnia e këtij shtetasi, nëse është maqedonas apo shqiptar, shkruan Panorama.

Hetimi, deri më tani ka treguar se Xhuliano Brahimllari, Vincent DB dhe Denis N., kanë qenë të përfshirë në një trafik kanabisi jashtë Belgjikës, por ende nuk është i qartë nëse është ai motivi i vrasjes apo jo. Shqiptari Xhuliano Brahimllari u masakrua dhe koka e tij nuk është gjetur ende. Sipas të dhënave të marra nga telefoni, pasditen e 7 qershorit Xhuliano Brahimllari ka pasur kontakte me Vincent D. Në 24 orët e fundit ata kanë pasur kontakte të shumta me njeri tjetrin. Megjithatë sipas Vincent D. kontaktet e tyre kanë qenë normale. Vincent D. ka pranuar se një natë para krimit ka qenë në apartament së bashku me Xhuliano Brahimllarin dhe Denis por nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Megjithatë të dhënat që jep ai, kryesisht sa i përket orës së ngjarjes janë kontradiktore me të dhënat që kanë hetuesit. i kontaktuar nga “Lavenir” avokati i Vincent D, Thomas Deshamps, refuzoi të bëjë komente. Xhuliano Brahimllari, i cili studionte në vitin e parë të Drejtësisë në universitetin e Libre, ishte zhdukur prej disa ditësh. Shokët e tij të kursit janë tronditur kur kanë mësuar se ishte gjetur kufoma e një të riu, në periferi të zonës. Identifikimi i trupit të mbetur u bë nga familjarë të 22­ vjeçarit, të cilët mbërritën me urgjencë në Belgjikë. Një tatuazh në krah ka sjellë identifikimin e të riut, ndërkohë që po punohet për të gjetur kokën dhe pjesët e tjera të trupit të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: