Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, reagon për dy ngjarjet e kësaj mbrëmjeje, që tronditën Tiranën, ku kunati vrau kunatën në Bathore, dhe Preng Gjinit iu bë atentat me tritol dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ish-deputeti shkruan në ‘Facebook’ se qeverisja ka degraduar në deklarata, ndërsa rendi dhe siguria janë përtokë. Sipas tij, “hqipëria me Edi Ramën është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar!”

“Vrasje, larje hesapesh, drogë, trafiqe, korrupsion endemik, rendi dhe siguria përtokë, qeverisja ka degraduar nê deklarata!

Qeveria përkêdhel bandat dhe kamxhikon varfanjakët! Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar!”, shkruan Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb