Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në burg 4 minorenët e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh.

Oligert Kume, avokati i një prej të miturve (Xhonatan Çekrezi) në një prononcim për mediat u shpreh se fajtor për ngjarje të tilla është e gjithë shoqëria. Sakaq tha se duhet të kuptojmë se ku kanë gabuar strukturat shtetërore.

“Falënderoj median për interesin e treguar. Sot u zhvillua seanca gjyqësore për masën e sigurisë për katër të miturit. Unë mbuloj Xhonatan Cekrezin, dhe jam i autorizuar nga prindërit e të miturit për të dhënë deklaratë. Solidarizohem jo vetëm si qytetar, por dhe avokat me dhimbjen e të miturit që nuk jeton më. I uroj shërim të shpejtë të plagosurit, në të njëjtën kohë nga ana juaj si media duhet të përcillni lajme me interes publik. Për mua, fajtor është e gjithë shoqëria. Do duhet të ndërgjegjësojmë komunitetin ku ne jetojmë. Duhet të kuptojmë se ku kanë gabuar strukturat shtetërore. E tërë shoqëria shqiptare është fajtore, çka do të thotë se media duhet të vijojë në përcjellën e lajmeve me interes publik, për sigurinë e fëmijëve tanë. Doreza, thika shiten online”, u shpreh avokati Kume.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi më 16 maj para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës. Për pasojë humbi jetën Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb