ITALI- Një dramë brenda dramës. Daja i Marjo Memës, të arrestuar si bashkëpunëtor i vrasjes së Ismaeli Lullit në Itali është vetëvrarë sot në Shqipëri. Nëna e të riut Mario Mema, i cili dyshohet se e tërhoqi viktimën në kurth ku më pas u vra me thikë nga Igli Meta, mes lotësh tregon se vëllai i saj në Shqipëri është vetëvrarë nga turpi për atë që i ndodhi djalit të saj.

“Jam në zi, vëllai im u vetëvar sot për shkak të asaj që i ndodhi djalit tim. Tani unë nuk di ç’të bëj të kthehem në Shqipëri apo të rri këtu për djalin”, thotë Vera Mema.

Ajo deklaron se djali i saj nuk ka të bëjë me këtë histori dhe se gjithçka e ka bërë Igli Meta, të cilit i kërkon të marrë përgjegjësinë. Por nga ana tjetër gruaja thotë se nëse djali i saj është fajtor le të paguajë.

“Do ti shkoj deri në fund, deri në fund. Kërkoj një nder, Igli të mbajë fjalën. Nëse e ka bërë le ta mbajë. Nëse im bir e ka bërë, le të paguajë”, thotë nëna e Marios.

VIDEO NENA
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: