ITALI – Një mesazh i nisur nga telefoni i 19-vjeçares Ambra Saliji e ka çuar në grackë 17-vjeçarin Ismail Luli, i cili u vra pak ditë më parë nga i dashuri i vajzës Igli Meta, në Sant’Angelo Vado në Itali. Sipas mediave italiane, Ambra ka plotësuar kërkesën e të dashurit të saj dhe i ka dërguar një sms Ismailit ku i kërkonte ta takonte: “Eja, dua të takohemi”.
Por pavarësisht këtij fakti, studentja me origjinë nga Maqedonia nuk rezulton mes personave të përfshirë në vrasjen e të riut. “Nuk mendova se Igli do ta vriste” -mësohet tu ketë thënë vajza hetuesve të çështjes.
Sipas hetuesve, lidhja mes Ambrës dhe Ismailit nuk ka qenë thjesht fryt i fantazisë së vrasësit. Vetë vajza i ka rrëfyer të dashurit të saj Iglit për lidhjen me Ismailin, duke çuar në konfliktin mes të rinjve që i kushtoi jetën 17-vjeçarit shqiptar.
Ismail Luli u gjet i vrarë më 21 korrik, në San Martino. Trupi i tij u gjet pranë një përroi me prerje të thella në fyt dhe shenja të tjera dhune. Policia italiane arrestoi të riun shqiptar Igli Meta, i cili pranoi autorësinë e krimit.
“Po unë e çova atje afër kishës dhe e lidha në kryq. Por ishte vetëm për ta trembur, doja që përpara një dëshmitari tjetër të thoshte se kishte pasur raport me të dashurën time. Pastaj më iku mendja”- ka rrëfyer Igli.
Sipas policisë, Igli u ndihmua nga një tjetër shqiptar për kryerjen e krimit, Marjo Mema. Por Igli u përpoq ta lehtësonte pozicionin e Marjos, duke thënë se gjithçka e kishte bërë vetë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: