Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dy vëllezërve mbrëmë në një fshat të Krujës. Krimi i dyfishtë ndodhi në fshatin Gramëz. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se dy vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Roland Pula, 32 vjeç, nga Kruja. Po ashtu ‘BalkanWeb’ mëson se viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plagosur mes tyre disa herë.

 

Burimet thonë se edhe mbrëmjen e djeshme mendohet të ketë pasur një zënkë mes tyre, teksa dy vëllezërit kanë qenë në kafe dhe janë kapur me fjalë me vëllain e autorit.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një debat i ashpër, që përfundoi në ngjarjen tragjike. Kujtojmë se autori i dyshuar për vrasjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb