Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për vrasjen e 20 civilëve në afërsi të Kievit.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ministrja e cilëson këtë ngjarje si mëzori dhe tronditëse.

Xhaçka bën thirrje që bota të veprojë dhe të punojë që këto krime të evitohen e hetohen siç duhet.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Të tmerruar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë ??.

Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës ?? , historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus ??.

Bota ? duhet të veprojë! Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ?? dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria ?? do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet. ?????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: