GREQI

Një tjetër dëshmi e re ka dalë nga bashkëshorti i 20-vjeçares Caroline Crouch që u mbyt nga grabitësit në Athinë muajin e kaluar.

Piloti 32-vjeçar thotë se pa që bashkëshortja e tij u kërcënua me revolver. Ai tregon se një prej grabitësve e kapi rreth gojës e qafës dhe e rrëzoi në dysheme. Grabitësi vijonte ta mbante me dorë në shpinë ndërkohë që i lidhi gojën.

‘’Ndjeva armën dhe pashë personin tjetër që synonte gruan me revolver, nuk rezistova fare dhe rashë ne dysheme. Unë u thashë atyre se paratë janë në dhomën e ndenjes. Ai filloi të më lidhte gojën me shirit me pistoletë. “Ai më kapi në gojë dhe rreth kokës dhe qafës disa herë fort dhe vazhdoi të më mbante në dysheme, duke më shtyrë me dorën në shpinë’’– tha piloti.

Po ashtu ai përshkruan edhe grabitësit, më të gjatë se ai, me bluza të errëta, mëngë të ghata e doreza të zeza.

Sipas tij, një prej tyre mbante pistoletë të zezë kurse tjetri revole argjendi.

“Të dy burrat ishin më të gjatë se unë, që është 1.77. Ata kishin veshur rroba të errëta, bluza me mëngë të gjata dhe doreza të zeza në duar. Ata mbanin kapuçë me fytyrë të plotë në kokat e tyre dhe vetëm sytë e tyre dukeshin. Njëri mbante një pistoletë të zezë dhe tjetri një revole argjendi, ajo me mulli. Unë nuk mund t’i njoh dy të gjatët, pashë vetëm sytë e tyre dhe mbaj mend shikimin e tyre. Ai me revolen dukej më pak i sigurt për lëvizjet e tij, nuk ndërmori iniciativa ”.- tha Babis Agnastatopoulos.

Muajin e kaluar Babis Agnastatopoulos përjetoi një tragjedi pasi pa se si grabitësit që hynë për ti vjedhur të holla e sende me vlerë i mbytën gruan në prani të foshnjes së tyre.

Dyshohet se grabitësi që ka vrarë britaniken është shqiptar, edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër një prej pistave është se Agnastatopoulos mund të ketë bashkëpunuar me autorët e vrasjes për shkak të sigurimit të jetës nga gruaja e tij, pasi dhe dëshmitë që jep janë shpesh kontradiktore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb