Një tjetër detaj ka dalë në dritë nga krimi që tronditi Greqinë.

Të gjitha hetimet e deritanishme, implikojnë bashkëshortin e 20-vjeçares Caroline në krimin e rëndë.

Pak më parë, u raportua se policia e ka mbështetur pretendimin e saj në tre të dhëna, orën biometrike, kamerën e sigurisë, por edhe mesazhet telefonike që viktima ka shkëmbyer me të shoqin pak para se të ndërronte jetë.

Por sakaq, mediat greke kanë publikuar një tjetër detaj, që i jep akoma më shumë kuptim implikimit të të shoqit në vrasje.

Sipas tyre, Caroline, kishte kërkuar divorcin nga i shoqi, e po mendonte të rikthehej në shtëpi te familja e saj në Alonissos, së bashku me vajzën e vogël. Të gjitha këto, Caroline ia ka treguar pak ditë para vdekjes një mikut të saj.

Ky i fundit, sipas mediave i ka depozituar në polici këto të dhëna, por deri para ditës së sotme, efektivët nuk i kanë konsideruar në cilësinë e provave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb