Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” ka zbuluar dinamikën e vrasjes së një 20-vjeçari në qytetin e Tiranës mbrëmjen e kaluar për shkak të një konflikti mes të rinjsh.

Lala zbuloi se dy djem kishin ngacmuar të dashurën e viktimës dhe kishin pasur një konflikt. Ajo tregoi se dy të rinjtë i zunë pritë pasi ai la punën si montazhier në një televizion në kryeqytet dhe po kthehej me një mik.

Një prej tyre mbajti shoferin, ndërsa tjetri ka goditur 20-vjeçarin me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.

“Nuk e kemi edukuar rininë që të mos shkojë direkt te thika. 20-vjeçari punonte në një televizion dhe përkushtohej në punën e tij si montazhier. Dy djem i kishin ngacmuar të dashurën dhe kishin pasur një konflikt. Mbrëmjen e kaluar sapo ka lënë punën dy persona i kanë zënë pritë dhe njëri mbajti shoferin dhe tjetri e goditi me hanxhar apo thikë të madhe në pjesën e brinjëve. Babai i tij sot do nisej në SHBA sepse kishte fituar lotarinë dhe familja do bashkohej me të më pas”, zbuloi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb