Babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, Partizani, është “përplasur” “Live” në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit me familjarët e ish-dhëndrit që i vrau të bijën.

Zoti Partizan ka kërkuar që familja e ish-dhëndrit të mos i dalë përballë apo në televizor, pasi pretendon se i kanë vrarë vajzën. Ndërsa babai i Elton Metajt, Bashkimi, deklaron se vrasësit nuk janë ata dhe kërkoi të shpjegohet. Por kjo kërkesë u refuzua nga Partizani, që hodhi akuza ndaj të ëmës së Eltonit, që sipas tij i ka dalë në krah të djalit edhe kur ai ka qenë në faj.

Kujtojmë që Etlon Metaj u la nga Gjykata e Fierit në burg. Ai pranoi autorësinë e krimit para togave të zeza dhe pretendoi se armën e ka blerë pasi ndihej i kërcënuar nga ish-vjehrri. Sakaq, ai ka konfirmuar më tej se Sabrinën e donte akoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb