Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali e ka konsideruar nje krim të llahtarshëm vrasjen e grave dhe nënave në familje. Duke reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Fier ku një 23-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Spiropali shkruan se këto krime të rënda lehtësohen dhe ndihmohen nga padrejtësi sistemike dhe praktika korruptive në sistemin e drejtësisë.

Ajo i ka bërë thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të kryejë HETIM të thelluar të këtij rasti makabër në krejt hallkat e zinxhirit prokurori- gjykatë.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb