TIRANË

Sot ka vazhduar dita e katërt e protestës të të rinjve për vrasjen nga policia të të riut Klodian Rasha.

Një prej të rinjve, i pranishëm në protestë, që tha se është 27 vjeç, tha se ka një jetë që ndihet se është nën frikë.

27-vjeçari theksoi se nuk është ndjerë ndonjëherë rehat në Shqipëri.

Ai u shpreh se policia nuk di si të sillet, është e dhunshme, nga mënyra si komunikon apo si sillet. “Është një jetë me frikë”, tha qytetari.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se komisariatet e Tiranës janë mbushur me protestues dhe kjo është arsyeja se përse demonstruesit e mbetur thjesht po këshillohen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb