Teksa prej më shumë se një ore qindra qytetarë po protestojnë para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke dënuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, shkruan në “Facebook” se nuk mjafton vetëm dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj.

Sipas ish-deputetit, duhet drejtësi e plotë edhe për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes!

“Vetëm dorëheqja e ministrit nuk mjafton, duhet drejtêsi e plotë për vrasjen dhe për krimin e rëndë shtetêror të tentativës për manipulimin e ngjarjes! Qeveri antipopull që tentoi të fajësojë viktimën! Duhet drejtësi!”, shkruan Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb