GJIROKASTER – Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të rinjtë që u arrestuan për moskallëzim krimi, pas vrasjes së 29-vjeçarit Dorian Lluka dhe plagosjes së vëllait të tij, tre ditë më parë në Gjirokastër.

Gjykata ka lënë në burg Emiljano Vockan, 23 vjeç dhe Samuel Jaçen, 29 vjeç , pasi kanë qenë dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes dhe në kohën kur kanë shkuar shërbimet policore janë larguar dhe nuk kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

VRASJA
Konflikti për një borxh të pashlyer i ka marrë jetën 29-vjeçarit nga Gjirokastra Dorian Lluka, ndërsa është plagosur rëndë vëllai i tij 31-vjeçari Birbil Lluka (nipër të gruas së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko). Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Kthesa e “Andon Poçit” (pjesë e njësisë administrative Cepo), në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes bënë me dije se dyshohet se dy vëllezërit Lluka janë qëlluar nga kushëriri i dytë i tyre, Enerik Lluka, i cili është djali i një efektivi të Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. 28-vjeçari është shpallur në kërkim.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: