SHKODËR

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 32-vjeçarit Endri Mustafa në Shkodër. Policia është vënë në lëvizje për zbardhjen e vrasjes së të riut.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e “BalkanWeb” dhe “News24”, Senad Nikshiqi, se blutë e Shkodrës kanë ndaluar dy persona, të cilët kanë dijeni apo janë të përfshirë në vrasjen e Mustafës, në zonën e Livadeve.

Gjate ditës së djeshme në Policinë e Shkodrës janë shoqëruar 8 persona, të cilët dyshohet se kishin dijeni për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që pas disa orësh hetime policia ka ndaluar dy prej tyre.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të ndaluarve, por mësohet se ndaj tyre janë kryer veprimet proceduriale dhe janë ndaluar si të përfshirë në vrasjen e rëndë që tronditi Shkodrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb