34-vjeçari Indrit Ndoj u qëllua me një kaçavidë në këmbë dhe ndërroi jetë brenda një orë nga gjakderdhja.

Policia ka reaguar për këtë ngjarje të ndodhur në Fushë Krujë, ndërsa bën me dije se janë arrestuar dy persona( vëllezër), si autorë të dyshuar të vrasjes.

Ndërkohë Gazetari Igli Çelmeta tha për “Balkan Web” se vëllezërit e arrestuar janë Sajmir dhe Landi Miri.

Kujtojmë se familjarët e 34-vjeçarit kanë treguar se kishin komunikuar me Indritin një ditë përpara krimit, por nuk kishin vërejtur asnjë shqetësim tek ai.

Ata kanë thënë se Indriti udhëtonte me biçikletë. 34-vjeçari ka qenë i arrestuar në shtator të 2021 për trafik klandestinësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb