TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Maqedoni, ku një 4-vjeçar shqiptar u përplas me makinë nga një maqedonas i njohur si nacionalist.

“Partia Demokratike dënon me forcë ngjarjen e rëndë në Kumanovë të Maqedonisë, ku një qytetar ka përplasur me paramendim me makinë një familje shqiptare atje ku si pasojë mbeti i vdekur Almiri 4-vjeçar. Ky është një krim i shëmtuar çnjerëzor, dhe Partia Demokratike gjendet sot pranë familjarëve të Almirit, të afërmve dhe miqve, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta”, deklaron PD.

Më tej PD kërkon që drejtësia të veprojë që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Ky krim që ka tronditur Maqedoninë e më gjerë, meriton të ndëshkohet nga drejtësia. Ligji duhet të funksionojë me ashpërsi, për të mos lejuar që ngjarje të tilla të përsëriten. Partia Demokratike pret dhe kërkon drejtësi, drejtësi shembullore që ti shërbejë Maqedonisë dhe stabilitetit atje”, thekson PD.​

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: