Gazetarja Klodiana Haxhia ka mundur të zbulojë për “BalkanWeb” detaje të reja nga vrasja e 48-vjeçarit Arben Mërkuri Ismaili në Sukth, i njohur si “Maneci”. Sipas gazetares, Maneci ka qenë në dyqanin e sapondërtuar pranë shtëpisë në momentin që është ekzekutuar.

Sipas informacioneve, makina luksoze tip “Benz” në ngjyrë gri, në të cilën ndodheshin autorët, qëndronte në anë të rrugës. Prej saj ka dalë një person i maskuar dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka hapur zjarr ndaj 48-vjeçarit. Autorët, sipas kamerave të sigurisë së sekuestruar nga autoritetet, kanë shkuar në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, e nuk dihet më pas rruga që kanë ndjekur.

Viktima, ka marrë gjatë atentatit 4 plumba ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja. Ai ka qëndruar prej minutash i plagosur në dyqan dhe është dërguar më pas nga fqinjët në spital, ku dhe ndërroi jetë. Pistat që po heton policia janë ato të së shkuarës kriminale të Manecit.

Ai akuzohet për një sërë ngjarjes, shumë të tyre të pa dokumentuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb