Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, reagon për ekzekutimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidru nga forcat RENEA në Elbasan, pas pesë orësh ngujim.

Noka e quan vrasjen e të moshuarit të turpshme për shtetin, që sipas tij, tregon se kemi një shtet qesharak. Sipas tij, policia nuk vrau një kriminel, por një plak me neurozë.

“E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin .Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ….Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin … Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret”, shkruan Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb