Një banor i lagjes ‘11 Nëntori’ në Elbasan ka rrëfyer për mediat tmerrin që përjetuan dje kur për 5 orë një 71-vjeçar i bëri rezistencë policisë, duke i qëlluar më armë dhe në fund mbeti i vrarë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, ndërsa e gjithë saga përfundoi në mbrëmje pasi i moshuari Lefter Zhidru u ekzekutua nga RENEA gjatë kundërpërgjigjes me armë.

Banori tha se kjo ishte një ngjarje e rëndë, ndërsa tha se u rrezikua jeta e banorëve, sidomos atyre të pallatit.

“Ne jemi vendas prej 40 vitesh në këtë lagje. S’kemi pasur shqetësime. Ai brenda pallatit mund të ketë pasur gjerat e veta. U trishtuam shumë, ishte e frikshme. Dhe ne kemi problemet tona brenda familjes, por jo kaq të rënda. S’duhet të ndodhin këto gjëra. Ajo që ndodhi dje dhe mund të mendohej se do dilte përfundimi aty. Pasi u negociua dhe nuk doli gjë. Ishte territori i tillë, se ai ishte brenda pallatit. Rrezikoheshin dhe banorët e tjerë. Rendi në Elbasan nuk është i keq, por duhet të jetë më mirë. Për ne ato orë ishin të rënda”,- tha një banor i lagjes 11 Nëntori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb