George Floyd, afro-amerikani, vdekja e të cilit shkaktoi edhe protesta të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultoi i prekur edhe nga koronavirusi.

Floyd humbi jetën më 25 maj gjatë një arrestimi policor, ndërsa për vrasjen e tij u akuzua efektivi i policisë, Derek Chauvin. CNN shkruan se në autopsinë e George Floyd, pas tamponit, rezultoi se viktima ishte i prekur dhe nga COVID-19.

Sipas mjekut ligjor, Andrew Baker, shpjegoi se Floyd kishte qenë a-simptomatik, ndërsa shtoi se ky virus nuk ka shkaktuar vdekjen e tij.

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin që vuri gjurin në qafën e George Floyd u akuzua për vrasje të shkallës së dytë, teksa tre oficerët e tjerë prezent në ngjarje gjatë vrasjes u akuzuan për ndihmë dhe nxitje, sipas dokumenteve të gjykatës së Minesotës. Derek Chauvin, i cili e kishte vënë gjurin në qafën e viktimës për gati nëntë minuta, më parë ishte akuzuar për vrasje të shkallës së tretë. Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe rrezikon të dënohet deri në 40 vjet burg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: