Pak ditë pasi trupi i ambasadorit grek në Brazil u gjet në një makinë të djegur në Rio de Janeiro, mediat greke zbulojnë të tjera detaje. Sipas këtyre të fundit autori kryesor i kësaj ngjarje është bashkëshortja e ambasadorit Kyriakos Amoiridis dhe i dashuri i saj polic. Mediat greke shkruajnë se kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur i dashuri i gruas së ambasadorit Sérgio Gomes hyn në banesë së bashku me nipin e tij Eduardo Moreira.

Pasi hynë brenda ata rrinë shumë gjatë brenda banesës dhe kur dalin, dalin me trupin e ambasadorit. Sipas hetimeve paraprake ata kane udhëtuar rreth 300 kilometra larg vendngjarjes për te zhdukur trupin, duke e djegur brenda makines. Hetimet thotë se krimi ishte i paramenduar, pasi gruaja Fransuaz Oliveira ishte larguar nga banesa para krimit.

Kufoma e Kyriakos Amiridis, 59 vjeç u gjet të mërkurën poshtë një mbikalimi në qytet brenda makinës diplomatike që kishte marrë me qira për të kaluar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me të afërmit e gruas së tij.

Gruaja e e tij, iu tha policëve se ajo ishte duke bërë pazar mbrëmjen e së hënës kur bashkëshorti e kishte marrë në telefon rreth orës 8:00 në darkë duke i thënë se po dilte dhe nuk u kthye më në shtëpi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb