Ndryshimi i një lideri të caktuar politik, është fenomen që ndodh në çdo parti të një vendi demokratik.

Rëndom, ndryshimi i një lideri në opinionin publik etiketohet me togfjalëshin “vrasja e babait”.

Në këtë gjë është ndalur akademiku Artan Fuga. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, akademiku shkruan se ata që e thonë këtë gjë, nuk e njohin Fjordin, i cili sipas tij, nëse e thonë këtë gjë, janë duke bërë “vetëvrasje”.

“Brejtja për “krimin” kundër “babait” nuk është për psikanalizën veçse justifikim i shtypje të kryengritjes të fëmijëve që kanë ngritur krye!”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Politikanë shqiptarë që kanë hedhur nga froni shefat e tyre në partitë politike, duke dashur ta paraqesin nën një këndvështrim frojdist egon e tyre, e kanë quajtur “vrasje të babait”.

Sa keq që nuk e njohin Frojdin!

Se po ta kishin lexuar qoftë një rresht do të kuptonin se duke deklaruar këtë kanë vrarë jo babain, por bëjnë “vetëvrasje simbolike”.
Sipas Frojdit, kur dikush kujtohet për “babën” që ka vrarë, e bën atëhere kur ai vetë është “bërë” babë që përgatitet ta “vrasin” fëmijët! Ndjen rrezikun. Dhe në ndihme sjell pendesën për babain që ka “masakruar” në rini.

Janë shenja senile të një pushteti të pleqëruar, më fal, të plakur!

Kush kujtohet për “babanë” që ka “vrarë”, në fakt e përdor nostalgjinë sepse është bërë gati të “vrasë” fëmijët që po i ngrenë krye.
E sigurt!

Brejtja për “krimin” kundër “babait” nuk është për psikanalizën veçse justifikim i shtypje të kryengritjes të fëmijëve që kanë ngritur krye!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb