Në ishujt Faroe daneze ka nisur Grindadrap, gjahu tradicional, ku çdo vit vriten qindra delfinë dhe balena. Ai që kanë ngritur zërin kundër kësaj masakre është kapiteni Paul Watson, themelues dhe president i Sea Shepherd, që prej vitesh merret me mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve të faunës detare. Sipas Watson bëhet fjalë për një masakër të përvitshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas liderit të Sea Shepherd, që lufton që prej 1983 për të mbrojtuar faunën ujore, më shumë se 252 balena pilote dhe 35 delfinë të bardhë të Atlantikut janë masakruar në ditët e fundit në Hvalba, një komunë e vogël e ishullit. Por këto sipas tij janë të dhëna sipërfaqësore.

Grindadrap, mund të përkthehet lehtësisht si ‘vrasës i balenave’. Gjitarët afrohen të gjithë në breg dhe aty masakrohen. Në Facebook,Watson denoncon:’Pavarësisht një pandemie globale, psikopatët e etur për gjak në ishujt Faroe daneze vazhdojnë vrasjet e tyre seriale. Me një botë në një kolaps ekologjik, që po lufton një pandemi globale me një të ardhme të paqartë për shkak të ndryshimeve klimatike të paparashikuara, injoratët dhe arrogantët në këtë territor danez nuk po lejojnë që realiteti ekologjik të prishë fiksimin e tyre të tmerrshmë për vrasjet sadiste’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb