Ekzekutimi i Behar Sofisë ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala. Të ftuar në studio, për të folur mbi këtë çështje ishin gazetari Eni Ferhati dhe eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Ferhati tha se Ernejt Shyti, personi që njihet si autori i krimit ishte i detyruar për ta kryer vrasjen dhe gazetari e përcaktoi atë si një “viktimë të dytë”.

Nga ana tjetër, eksperti Karamuço tha se në Shqipëri mungojnë kamerat që kryejnë profilizimin, e kjo i bën më të vështira hetimet.

Karamuço: Kamera kaloi nëpërmjet një profilizimi. U bë një diferencim që i përket një moshe të re. Ruhet shumë nga kamerat. Ne kemi kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për profilizimin. Ne planifikojmë ndryshe.

Ferhati: Ajo që evidentohet nga hetimi është fakti që Behar Sofia nuk ruhej. Ai s’kishte frikë se do të ekzekutohej. Ai dilte vetëm nga banesa, kishte itinerar të paracaktuar. Nuk i ruhej ndonjë hesapi të palarë. Ajo që më bën përshtypje është fakti që organizatat kriminale, individët e interesuar për ta eliminuar nuk zgjodhën ekzekutim agresiv, Zgjidhet një tjetër taktikë. Unë Ernejt Shytin e shoh si viktimë të dytë të kësaj ngjarje. Një i ri që detyrohej të shkonte drejt Malit të Zi, për të nxjerrë bukën e gojës. Disa lidhje të caktuara në momente kritike të tij e detyrojnë atë të ndërmarrë këtë ekzekutim. Ka informacione që Ernejt Shyti ka pasur ndrojtje për këtë vrasje. Investimi që bëjnë grupet kriminale, po detyron të rinjtë që në mungesë dhe në kushte të vështira të përfshihen në ngjarje të rënda.

Karamuço: Ato janë të pa skeduar. E dyta, i jepet ofertë e madhe e cila mund të jetë në zgjidhjen e shumë problemeve dhe halleve që kanë. Duke filluar që nga Dubai e deri në Holandë. Tashmë kanë filluar grupet kriminale të shenjtërojnë këto individë. Fakti ë shkonte në Mal të Zi tregonte që ai ka qenë në hall të madh. Ka persona që mendojnë të pasurohen shpejt duke kryer një krim. Ky pas rekrutimit ka kryer edhe stërvitje.

Ferhati: Në këtë rast kemi dy ndërmjetësues për eliminimin e Behar Sofisë. Këtu ndalet edhe hallka për të zbuluar më tej dhe zbuluar personat që kanë qenë të interesuar për të ekzekutuar Behar Sofinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb