TIRANA

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se autori i vrasjes së Behar Sofisë është arrestuar në Mal të Zi. Sofia u ekzekutua paraditen e 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë me dy plumba në qafë dhe shpatull.

Autori 24-vjeçar ditën e ngjarjes ishte i veshur sportiv, ndërkohë që Sofia ishte duke ecur në këmbë dhe madje sapo ishte ngritur nga kafja. Më parë ai kishte fituar edhe betejën ndaj COVID-19.

Ai dyshohet të ishte pjesë e trafikut të heroinës nga Turqia, si dhe të ketë pasur lidhje me ‘bossin’ turk Abdulselam Turgut.

Po ashtu ka dyshime se kohët e fundit Sofia ishte përfshirë në fushatë elektorale për një parti politike, saktësisht në zonën e Kombinatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb