Policia e Himarës jep detaje të reja mbi arrestimin e autorit të vrasjes së biznesmenit Niko Goro.

Policia thekson se i ka gjetur një tjetër armë zjarri autorit të krimit, 53-vjeçarit Kliti Leka.

Himarë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të autorit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

1bf7af2b 1f3e 43a7 A9ef C931024316af
1bf7af2b 1f3e 43a7 A9ef C931024316af
Ea11f16e 5835 419f A3ac Cdc220966586
Ea11f16e 5835 419f A3ac Cdc220966586

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb