Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka ofruar detaje të pazbuluara lidhur me vrasjen e Bujar Nasufit, duke theksuar se motivet e krimit lidhen me pronësinë.

Ai e përshkroi këtë si pistën kryesore të grupit hetimor.

Çelmeta tha se policia ka zbuluar itinerarin e ndjekur nga autori i vetëm i krimit. Ai ka lëvizur me motor dhe ka shkuar pranë banesës së viktimës. Autori ka pritur që bashkëshortja e Nasufit të zbriste nga mjeti që po parkohej, dhe më pas ka qëlluar me një armë tip MP5.

Pas ekzekutimit, autori është arratisur në drejtim të zonës së Kombinatit, duke përdorur rrugë dytësore, dhe ka dalë në Kodër Sharrë, ku ka djegur motorin e përdorur për krimin.

Ai tregoi se kjo ngjarje mund të zbardhet shumë shpejt për arsye se policia ka arritur të sigurojë prova të rëndësishme për zbulimin e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb