FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur sot dënimin për 3 të akuzuarit për vrasjen e Neim Sulit. Gjykata ka vendosur 72 vjet burg në total për autorët e ngjarjes. Kështu Gëzim Sulo dënohet me 25 vite burg; Ervis Sulo dënohet me 25 vite burg dhe Endri Sulo dënohet me 22 vite burg.

Gjatë procesit në Gjykatën e Fierit, vrasjen e biznesmenit Suli e ka marrë përsipër babai i të akuzuarëve. Gëzim Sulo pohoi se është ai vrasësi i Neim Sulit dhe djemtë e tij janë të pafajshëm. Megjithë deklaratat e tij prokuroria ka arritur të provojë fajësinë e 3 të akuzuarëve, çka ka sjellë edhe dënimin e tyre me 72 vjet burg në total.

Neim Suli, 47 vjeç, u vra nga fqinji i tij për konflikt pronësie te një garazh në vitin 2011.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb