Vrasja e shqiptarit Bledar Muça ka nxjerrë në dritë detaje të reja nga trafiku i drogës, lidhjet e forta me pushtetin dhe policinë, si dhe vrasësin që kërkohet nga Interpoli.

Sipas Daily Mail ai është 34 vjeçari Nordin El Hajjioui, i cili ka lindur në Antwerp dhe tani jeton në Dubai.

Deri më tani ai ka arritur t’i rezistojë përpjekjeve për ta ekstraduar atë në Belgjikë.

I njohur si ‘Dikke Nordin’ ose ‘Fat Nordin’, ai është shpallur në kërkim nga Interpoli pasi kërkohet për vepra penale të trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike si dhe drejtues i një organizate kriminale.

VRASJA E BLEDAR MUÇËS DHE VËRSHIMI I DROGËS NË BELGJIKË

Shqiptari Bledar Muça u qëllua për vdekje para dy javësh jashtë shtëpisë së tij në Antëerp të Belgjikës. Vrasja e tij ka ardhur si pasojë e përplasje së grupeve kriminale për kontrollin e drogës në qytetin belg, që është shndërruar në kryeqytetin evropian të kokainës. Sipas autoriteteve kjo është vrasje me pagesë.

Muça ka qëndruar dy vitet e fundit në Belgjikë duke operuar si një anëtar kyç i një bande shqiptare të trafikut drogës në portin e këtij qyteti që sjell kokainën nga Amerika e Jugut. Antwerp po pushtohet nga trafikantët e drogës ndërsa policia ndodhet në përplasje të vazhdueshme me ta. 39 vjeçari Muça mbante një pasaportë të rreme britanike. Policia në Antwerp duket e pafuqishme për të ndaluar bandat e drogës që kanë shtrirë tentakulat e tyre tek politikanët dhe autoritetet e drejtësisë. Paratë e gjeneruara nga industria e kokainës me miliarda paund kanë korruptuar një gamë të gjerë zyrtarësh publikë, ku shumica prej tyre janë arrestuar.

Vrasja e Bledar Muçës në rrugët e paligjshme të Antëerp-it hedh dritë mbi trafikun e kokainës në këtë qytet, që është shndërruar në një ‘tsunami’, duke e goditur Belgjikën me korrupsion dhe me një dhunë endemike të paparë pasi paratë e drogës përdoren për të ‘blerë’ policinë, doganierët dhe punonjësit e portit. Vitin e kaluar u gjet një rekord prej 90 tonësh kokainë me vlerë 13 miliardë euro në portin e përhapur të Antwerp-it, por konfiskimet, të cilat janë më të lartat në Evropë mendohet se përbëjnë vetëm dhjetë për qind të kokainës së kontrabanduar nëpër qytet. Dhuna ka shpërthyer në qytet me sulme me granata dhe të shtëna me makinë, por zyrtarët lokalë pohojnë se shqetësim më i madh është mënyra se si fluksi i parave të kokainës ka ndikuar në qytet. Bart De Wever, kryebashkiaku i Antëerp protestoi se biznesmenë të pasur të mbështetur nga paratë e drogës, po kërkonin të depërtonin dhe të ndikonin në politikën e Antwerpen. “Dhe për fat të keq, vendet e burimit të kokainës si Kolumbia vuajnë pasojat që rrjedhin që këtej. Ndikimi i krimit të organizuar dhe parave kriminale po minon strukturën e shoqërisë sonë’, shprehet një zyrtar belg.  Qyteti është i mbushur me drogë të importuara nga Amerika e Jugut dhe transportuar nëpër Evropë. Oficerët e doganës marrin ryshfet nga 50,000 deri në 80,000 euro për dërgesë për të mbyllur sytë ndaj kontejnerëve të mbushur me drogë ose për t’i ndërruar ato me ato të ligjshme përpara se të bëhen konfiskimet. Kartelet kolumbiane të drogës vendosën gjithnjë e më shumë ta përdorin këtë qytet si një qendër globale për të importuar kokainë të destinuar për tregjet fitimprurëse në Evropë, Rusi dhe Lindjen e Mesme. Rritja e ofertës po plotëson gjithashtu kërkesën në rritje për kokainë në Evropë.

KUSH ËSHTË I SHUMËKËRKUARI NORDIN EL HAJJIOUI

Kryeprokurori i Antëerp Franky De Keyzer e krahasoi përplasjen e bandave të trafikut të drogës si loja e maces me miun, ku kriminelët luftojnë për të qenë një hap përpara ligjit.

Një nga të dyshuarit më të mëdhenj në skenën e trafikut të drogës në Antwerp është 34 vjeçari Nordin El Hajjioui, i cili ka lindur në këtë qytet dhe tani jeton në Dubai. Deri më tani ka arritur t’i rezistojë përpjekjeve për ta ekstraduar atë në Belgjikë. I njohur si ‘Dikke Nordin’ ose ‘Fat Nordin’, ai është shpallur në kërkim nga Interpoli k, ku kërkohet për vepra penale të trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike si dhe drejtues i një organizate kriminale.

LUFTA ME BANDAT E DROGËS DHE KORRUPSIONI NË NIVELE TË LARTA

Gazetari Joris Van Der Aa, i cili raporton mbi tregtinë e drogës në Antwerp thekson se “Burgjet tona janë të mbushura me shoferë vinçash dhe stivadorë që u korruptuan nga mafia e kokainës. Punonjësit e portit arrestohen pothuajse çdo javë.’ Johan Vermant, një zëdhënës i kabinetit qeverisës të Antwerpit, tha për  MailOnline se: “Infiltrimi brenda sektorit publik dhe kompanive private, si kompanitë e anijeve dhe porteve, vijnë me shumat e parave kriminale që shoqërojnë trafikun e drogës dhe ndikimin e krimit të organizuar”.  Është e njohur historia e frikësimit dhe korrupsionit, ku figurat kryesore kërcënohen ose korruptohen dhe shpesh ka një kombinim të të dyjave.

“Kemi parë arrestime në kompani private, në dogana dhe polici, departamente gjyqësore dhe administrative dhe shërbime ligjore si avokatët. Infiltrimi është shndërruar në një shqetësim, prandaj prej vitesh kërkojmë rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje.’ Pjesa më e madhe e kokainës që dërgohet në Antwerp besohet të vijë nga Kolumbia, ku kartelet e drogës kanë shenjestruar Evropën si ‘destinacionin kryesor’ të tyre, pasi ata e shohin tani si një treg më fitimprurës se SHBA-ja. Antwerp tradicionalisht ka gëzuar lidhje historike tregtare me Amerikën e Jugut, duke importuar një sërë mallrash nga qymyri dhe mineralet te kafeja dhe lëngu i portokallit, gjë që e bën më të lehtë fshehjen e kokainës brenda tyre. Zyrtarët e zbatimit të ligjit pretendojnë se pjesa më e madhe e kokainës që dërgohet përmes Antwerp përpunohet më pas në Holandë, nga ku shpërndahet në të gjithë Evropën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb