Identifikohet autori i vrasjes së Briken Sanajt te Kodrat e Diellit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori është shpallur në kërkim, por dyshohet që ka dale jashtë Shqiperisë.

Krimi ndodhi më 31 tetor pasi doli nga garazhi i makinave në trotuar. Autorët e kanë ndjekur më këmbë dhe dyshohet me maska dhe e kanë qëlluar me armë disa herë, tre plumba e kanë kapur në kokë.

Nga hetimet parapake, hasmëria dyshohet të jetë motivi i krimit.

Sanaj, nga Lezha, ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb