TIRANË-Pas vrasjes makabre të dy turistëve çekë në Prekal të Shkodrës gazetari Ylli Dylgjeri ka publikuar sot në facebook një “udhëzues për turistët”.
“UDHËZUES PËR TURISTËT
Pas ngjarjes kriminale ne Veri te vendit, dhe deklarimeve te dyshuarit Mjacaj: se “turistes me bene nevrik”, ndaj “nuk mu përgjigjën kërkesave”…dhe i vrava…. lind nevoja e realizimit te një Udhëzuesi në Anglisht, për turistet e huaj, ku ato të këshillohen: Të mos i bëjnë nevrik shqiptarët, kur vizitojnë vendin e shqipeve…por ti përgjigjen nevrikëve me të parë, duke i vënë në dispozicion gjithçka posedojnë me vete…”- shkruan Dylgjeri.

Mbrëmjen e së premtes një çift turistësh çekë u qëlluan për vdekje me automatik nga një 20-vjeçar i cili u përpoq ti grabiste makinën. Pas arrestimit 20-vjeçari Sokol Mjacaj deklaroi se vrasjen e kreu pasi turistët ishin përpjekur ti merrnin armën.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: