Fundjava shënoi dy viktima shqiptare në qytete të ndryshme të botës. Bledar Muça, u vra në Belgjikë, ndërsa Ergys Dashi në Ekuador.

Të dy personazhet, ishin të lidhura me histori e ngjarje kriminale. Kjo tematikë u diskutua në emisionin “Pikat mbi I”.

Gazetarja Klodiana Lala, tha gjatë fjalës së saj, se qëllimi i këtyre grupeve kriminale është që në pamundësi për të kapur krerët, ekzekutojnë ushtarët. Nga ana tjetër, Artur Zheji, theksoi se këta persona duhet identifikuar dhe kapur, pasi rrezikohet jeta e qytetarëve.

Zheji: Shqipëria jo thjesht transporton njerëz të papunë që rekrutohen nga organizatat kriminale. Çuditërisht kanë probleme me drejtësinë, e nuk kapen, mund ta kesh kudo. Në momentin që ai del nga Shqipëria ose arrestohet ose gjendet ose del që është vrasës. Po jetojmë një bashkëjetesë me këto persona dhe e quajmë normalitet. Ekuadori nuk është vendi i bananeve, por i drogës. Belgjika është serioze sepse të vritet një person nga vrasës me pagesë atje. Këta persona kanë një gjë të përbashkët, kanë qenë në Shqipëria kanë lëvizur lirisht në aeroporte dhe kanë shkuar në atë pikë me vdekjen. Kjo është pikë e zezë për Shqipërinë që s’ka filtra për të dhënë luftë reale të krimit të organizuar.

Lala: Kjo është pika e vlimit të grupeve kriminale shqiptare që përplasen fort edhe jashtë territorit shqiptar. Me sa kam kuptuar shikoj që grupet kriminale ekzekutojnë trurin e bandës. Në momentin që bie dy kryesuesit e grupit, vritet anëtari kryesor. Çdo sasi droge e kapur, e vjedhur, sepse ka grupe kriminale që rrojnë duke grabitur, kjo përkthehet në pasoja. Ata kanë arritur në pikën që po shpërthen dhe është pika më e nxehtë ku do të shpërthejë vullkani. Situata do të qetësohet kur të bien kryetarët e bandave, që nuk ndodhen në Evropë, por kryesisht strehohen në Dubai. Unë jam informuar nga një qytetar shqiptar në Belgjikë për vrasjen e një shqiptari. Mora informacione nga mediat në belgjikë dhe mësova se viktima ishte Bledar Muça. I vetmi anëtar aktiv i grupit ishte Bledar Muça, ai kishte një pasaportë britanike dhe një pasaportë bullgare. Kontakti im i fundit me të ka qenë vitin e kaluar kur iu bë atentat Ardian Çapjas. Kam folur me të sepse duhej të raportoja pranë vilave Çapja. Ai kishte marrë në periferi të Belgjikës një shtëpi me qira. Ai jetonte aty prej 1 viti e gjysmë. Ishte në fillim në Britaninë e Madhe e më pas ka shkuar në Belgjikë. Ai ka qenë duke udhëtuar kur është qëlluar. Atë e kanë qëlluar me breshëri. Bledar Muça në vitin 2016 i shpëtoi një atentati. Florenc Çapja është arrestuar disa herë, është njeri problematik. Ndërsa Muça shpëtoi sepse ishin të blinduara xhamat. Sa herë ka një goditje dhe arrestim në grupet kriminale e preken krerët, ushtarët janë të frikësuar. Ai kisthe shumë dritëhije si personazh. Bledar Muça kishte në duar të gjitha materialet që Çapajt disponojnë për kundërshtarët e tyre. Ai ka filmimet e masakrës së 3 shkurtit, kamerat e sigurisë të vilave Çapjat. Bledar Muça erdhi i armatosur në varrimin e Sokol Çapajt e policia nuk ndërhyri. Edhe pse i përfshirë në shumë krime, hakmarrja ndaj tij është për të mbyllur gojën e një njeriu që dinte shumë për grupin kundërshtar.

Zheji: Këta personazhe mendojnë se ia hedhin policisë, por në fazë të fundit blejnë vdekjen e tyre. Supozojmë se arrihet faza e parë me sukses e ai bie në duart e drejtësisë. Drejtësia e munguar, policia e pambrojtur në raport me këta janë faktorë të cilët i dënojnë edhe njëherë tjetër me vdekje këta. Këta duke u lënë në jetën e tyre të lirë bëhen këto akte. Nëse do të ishte në burg, ky njeri do të kishte jetën. Gjithmonë personazhet e tyre kanë vijacione.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb