Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e kaluar kryeqytetin, teksa policia vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjen e autorëve. Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, u qëlluan me armë zjarri teksa lëviznin me një “Audi” luksoz dhe ndërruan jetë në vend. Autorët sipas policisë, u larguan me mjetin e tyre nga zona e “Astirit” ku ndodhi ngjarja drejt ish-Shqiponjës, teka e dogjën e makinën në Thumanë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se targat e mjetit “Toyota” që u përdor në atentatin mafioz ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit janë denoncuar të vjedhura në kryeqytet më 2 korrik të këtij viti, ndërsa makina rezulton e vjedhur në Greqi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb