SHKODER- Një tubim paqësor është mbajtur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës në shenjë përkujtimi për dy turistët çekë që u vranë një ditë më parë në Dukagjin nga persona ende të paidentifikuar.

Në tubimin e heshtur në nderim të Michael Svatos, 27 vjeç, dhe Anna Kosinova, 36 vjeç, merrnin pjesë qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Duke mbajtur në duar fotot e dy turistëve çeke, qytetarët kanë tubuar qetësisht para bashkisë së qytetit, për të ndezur më pas qirinj në shenjë solidariteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb