KRUJE

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gramëz të Krujës.

Dy vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Roland Pula, 32 vjeç, nga Kruja.

Gazetari prend Shota informon për “News 24” se vrasjet mund të kenë ardhur, për shkak të hasmërisë së vjetër mes palëve.

“Mbremë rreth orë 22:33 minuta ka ndodhur një vrasje e rëndë në Krujë. Roland Pula ka vrarë dy vëllezërit Bardhi. Shkak për vrasjen mësohet se ka qenë një grindje e vrasje, pasi dyshohet se xhaxhai i viktimave kishte pasur konflikte me xhaxhanë e vrasësit të dyshuar.

Policia e Tiranës, Krujës, Lacit etj. e kanë bllokuar gjithë fshati Gramëz. Autori është akoma në kërkim”, tha gazetari Shota.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb