Një ditë pas vrasjes së Kol Murranit dhe Preng Simonit, detaje të reja kanë dalë në dritë. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ të dhëna nga hetimet e deritanishme, ndërsa ka dyshime se shënjestra e këtij atentati të ketë qenë Kol Murrani, rapsodi i njohur në Lezhë si dhe pronar i një lokali në zonë. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Lalm i Vjetër.

Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm.

Nisur nga këto të dhëna u shpall në kërkim si i dyshuar për ngjarjen një banor i fshatit Lalm, i identifikuar si 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, i cili u arrestua disa orë më vonë. Ky i fundit ka pranuar edhe krimin para oficerëve të policisë.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë. Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarje, ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motorr që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: