“Fajtore u bë çupa. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima).”. Kështu deklaron një bashkëfshatar i një prej viktimave, Manol Rapajt dhe autorit të ngjarjes në Patos, Martin Skëndaj.

Në një prononcim për gazetarin e ‘News24 dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi banori tha se pak ditë më parë dy familjet, Rapaj dhe Skëndaj, ishin zënë me mjete të forta, konflikt që kishte ndërhyrë edhe policia.

“Ajo ishte e martuar. Arriti që i gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”. E gjeti në krevatin e djalit, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë. Shkuan në polici. Edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania. Ata e zunë andej dhe prunë. Ai erdhi këtu për të takuar, dhe ata dolën xhiro. Por u vranë. E mësuam në televizor se kështu s’dimë gjë”, tha banori.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb