TIRANË- Kanë dalë sot rezultatet e eksperimentit të skenës së vrasjes së efektivit Ibrahim Basha në Lazarat, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 24 qershorit. Nga këto eksperimente të kryera nga specialistë të Policisë së Shtetit ka rezultuar se efektivi Basha është qëlluar nga 300 metër distancë nga grupi i zjarrit.

Prokuroria ka sekuestruar në Lazarat 300 gëzhoja plumbash, ndërkohë që sipas organit të akuzës, nuk janë gjetur shenja plumbi në murin pas furgonit të policisë. Gjithashtu prokuroria konfirmon se nuk janë gjetur shenja plumbi as në objektet përreth. Këto rezultate dhe informacione mbi ngjarjet në Lazarat do ti bashkohen dosjes hetimore.

Gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit në Lazarat, mbeti i vrarë 31-vjeçari Ibrahim Basha, efektiv i forcave RENEA dhe u plagosën dy kolegët e tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: