KORÇA

Pas 10 mujash hetime, Gjykata e Korcës ka lënë të lirë 18- vjecarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45 vjecarit Flamur Duci nga fshati Mborje.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg,në detyrim paraqitje,pasi nga analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18- vjecarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Nëna e djalit tha përpara kamerave se djali i saj u mbajt për 8 muaj në qeli pa asnjë provë, ndërsa kërkon drëjtësi. Valbona Hoti u shpreh se djali i saj është i pafajshëm.

”Jam e ëma e Devis Hotit. Djali doli i pafajshëm. Nuk kishte bërë gjë. Të  gjendet autori. Djali bëri kot 8 muaj burg. Pse? Pse? Duam drejtësi. Pse i bëri djali 18 vjeç. Nuk e kishte bërë fëmija. Doli ekspertiza, ADN-ja. Është me detyrim paraqitje. Pse e ka lënë detyrim paraqitje? Ekspertiza doli. Dua të drejtën time”- tha nëna e Devis Hotit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06 e 30 në 19 Dhjetor të vitit 2019, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci i cili u vra para lokalit të tij,në atë kohë sipas policisë,viktima u godit me thikë ne krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb