ELBASAN
Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për autorin e vrasjes së Florjan Lamçes mbrëmjen e kaluar në Elbasan, Sokol Sanxhaktarin i cili është dhe dhëndër i ish- kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb Sanxhaktari rezulton i dehur në masën 0.7 gl/l por po i bëhen dhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qenë ose jo nën efektin edhe të narkotikëve.
Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashm është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë që nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.
Tashmë prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar në Gjykatë masën arrest me burg për Sanxhaktarin.
(BalkanWeb)